Diary Fashion Fillimi

Duke festuar me Moët and Chandon

30/12/2018

Edhe pse e konsideroj veten një shpirt të egër, gjë që e shpreh kryesisht me mënyrën se si vishem apo muzikën që dëgjoj, nuk ndahem dot edhe nga një anë tjetër imja, që gjithashtu më përfaqëson më së miri: klasikja dhe adhurimi që kam për të.

E si mund ta mohojmë bukurinë e gjërave që i kanë mbijetuar kohës? Modernizimi është kryefjala e ditëve të sotme, ama ka edhe një trend vintazhi në qarkullim, trend që përfaqësohet nga të gjithë ata, për të cilët klasi dhe glamuri janë vlerat e vërteta të shoqërisë.

Kur flasim për klasin dhe glamurin, zëre se kemi thënë “Moët and Chandon”. Për mua ishte privilegj të isha përfaqësuese e “Moët and Chandon”.

Fakti që “Moët and Chandon” ka disa vite që ndan me të gjithë magjinë e saj, më nxiti të bëja diçka të veçantë, me një prekje edhe më të veçantë klasike. Ky shërbim fotografik ka shumë rëndësi për mua, sepse me anë të tij dua të nxjerr edhe njëherë në pah kuptimin e vërtetë të elegancës dhe glamurit, tipare që Moët i mishëron tashmë prej kohësh.

 

Fustanet nga Tarik Ediz

 

Fustani nga Alessandra Rich

 

Fotografuar nga Endrit Mertiri

 

Gjatë vitit 2018 unë pata mundësi të isha pjesë e shumë përvojave me Moët, përfshirë eksperiencën në Roland Garros: shkova dhe pashë me sytë e mi se si përgatitej shampanja dhe ishte një eksperiencë që nuk do ta harroj kurrë. Pikërisht aty mësova vlerat e vërteta dhe cilësinë e shampanjës Moët, e cila ka kohë që është e preferuara ime. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta mësuar këtë, sesa ta dëshmosh me sytë e tu dhe të shijosh një moment me “Moët and Chandon”, #moetmoment.

Edhe udhëtimi në Mykonos ishte një eksperiencë tejet interesante me #moetsociety. Atje jo vetëm provuam shampanjën, por edhe shumë pjata të tjera të thjeshta, ndërkohë që një varkë na shëtiste në vende parajsore.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: