Diary Fashion Fillimi Style

Dolce & Gabbana Light Blue Italian Zest

28/05/2018

Të gjithë mezi presim të vijë stina e verës, pushimet dhe aroma e detit, frutave apo parfumeve të freskëta verore. Ky shërbim fotografik i kushtohet parfumit që unë kam përzgjedhur për këtë verë: “Dolce & Gabbana light blue Italian Zest”.

Krahas parfumit, që sapo e nuhat të sjell ndjesinë e freskisë dhe limonit, i frymëzuar nga Siçilia e Vjetër dhe pak nga filmi “Malena”, i cili ka kthyer ikonën e bukurisë dhe feminitetit, Monica Bellucin, por edhe ka përcjellë atë kohë një mesazh të fuqishëm, ne realizuam këtë shërbim fotografik, që është edhe brenda stilit të vetë Dolce&Gabbana-s.

Ashtu sikurse tashmë e dini, femra me forma, klasike dhe me shumë hire është ajo që unë kam aspiruar dhe adhuruar që në moshë të vogël dhe ndiej shumë kënaqësi kur futem brenda prerjeve të fustaneve të Dolce & Gabbana, për ta ndier fuqishëm këtë rol dhe për të ndier dëshirat e fëmijërisë, të fshehura në pavetëdijen time, teksa bëhen realitet. Ky shërbim fotografik ka brenda edhe pak histori, e cila do të shpaloset më mirë me videon që do të postohet shumë shpejt në Youtube dhe që nuk duhet ta humbisni! Stay tuned!

 

Photo: Endrit Mertiri
Make up: Suela Cangu
Model: Gerti Goxhaj

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: