Diary Fillimi

Ditëlindja ime

11/06/2020

Për shkak të pandemisë, këtë vit vendosa ta festoja ditëlindjen në një festë private në shtëpi. Ftova vetëm familjen dhe miqtë tanë më të ngushtë.

Duke qenë se doja që të gjithë të ndiheshin të lirë dhe të kënaqeshin në një ambient të qetë, mendova që tema e festës të lidhej ngushtë me Marokun e viteve `70. Dekori oriental u krijua nga “Gaia Events”. Detaje të veçanta e bënë atmosferën edhe më të bukur dhe qetësuese; që nga jastëkët, copat, tavolina, ngjyrat dhe dritat. Bëmë edhe një vend të veçantë për të bërë fotografitë dhe m’u duk vetja sikur isha në filmin e animuar “Aladini”.

Ushqimi u përgatit me shumë kujdes nga “Diplomat Catering”. Mendova se një bufe do të ishte ideale dhe “Diplomat Catering” u sigurua që të sillte një kuzhinë të frymëzuar nga kultura arabe dhe orientale. Gjithçka ishte shumë e shijshme. Të dukej vetja si në ndonjë bufe në Marok ose në Dubai.

Për pijet, edhe këtë vit “Moët & Chandon” ishte pjesë e ditëlindjes sime dhe “Rose”-ja e tyre ishte një shoqëruese e shkëlqyer teksa dëgjonim muzikë orientale ose bisedonim mes miqsh.

Veshja ime u përgatit nga Enada At’Nikolla. Zgjodha një copë të mëndafshtë, sepse mendoj se ajo e përfaqëson më së miri atmosferën orientale.

Më poshtë gjeni disa nga fotografitë e ditëlindjes sime.

 

Dekori nga Gaia Events

Ushqimi oriental nga Diplomat Catering

 

Moët & Chandon

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: