Fashion Fillimi News

Dior Spring 2018 Couture, A Tribute To The “Spiritual Power of Today’s Women”

23/01/2018

Maria Grazia Chiuri është e njohur për lëvizjen e saj feministe dhe Diori njihet për linjën femërore. Ajo përpiqet gjithmonë që modelet e saj të përfaqësojnë femrën aktuale dhe atë të së ardhmes. Gjithashtu, dëshiron të vërë në dukje edhe trashëgiminë, por në një mënyrë më moderne dhe bashkëkohore. Moda, femrat dhe arti shkrihen në një te Dior.

Edhe një herë tjetër, Maria Grazia Chiuri vërtetoi se është një nga ekspresionistet më të mira të protestave sociale në historinë e modës. Ajo është drejtoreshë artistike në kompaninë “Dior”, e cila ditën e djeshme zhvilloi sfilatën Pranverë 2018, në muzeun “Rodin” në Paris. Sfilata kishte në qendër të saj motivin e lëvizjes artistike surealiste. Dior njihet për prirjet surealiste dhe shumë nga modelet e fustaneve ishin frymëzuar nga arkivi i viteve `40 dhe `50. Sfilata e modës Pranverë 2018 e Dior u zhvillua edhe në nderim të “fuqisë shpirtërore të femrave të sotme”.

Ngjyrat që mbizotëronin në koleksionin e tyre ishin e zeza dhe e bardha, dhe na treguan qartë se shumë shpejt do të mbizotërojnë modelet me kuadrate. Për këtë koleksion, Maria u frymëzua nga artistja surealiste italiane Leonor Fini, gjithashtu, mikeshë e Christian Dior, themeluesit të ndjerë të kompanisë Dior, në vitet 1940. Leonor Fini, artistja e shekullit të XX, njihet për faktin që promovonte modelin e femrës së fuqishme.
Zogjtë, që simbolizojnë arratinë, zunë një vend të rëndësishëm në koleksion, duke u bërë pjesë e vëthëve me kafaz dhe fustaneve me rrjetë. Modelet përfaqësonin femra që ishin mbizotëruese dhe të fuqishme. Dior shfaqet surealist, në një kohë kur yjet thonë “Koha Mbaroi”. Po, koha mbaroi dhe një erë e re po vjen.

Modelet u shfaqën me maska fytyre: disa si mace, disa si kuti postare, por të gjitha të zeza. Ky koleksion do të mbahet mend gjithashtu për tatuazhet me fjalë e dedikime shumë të bukura në qafë, si varëse me perla. Duket se kjo do të jetë prirje e fuqishme për sezonin e ardhshëm dhe ne mezi presim ta përqafojmë atë!

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: