all Style

COACHELLA INSPIRED!

14/08/2015

Edhe pse ka kaluar pak kohë nga evenimenti i fundit i Coachella Festival, jam frymëzuar nga ai festival dhe normalisht edhe nga veshjet hippie për të sjellë këtë look veror. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e këtij festivali, por shpresoj që shumë shpejt të jem aty dhe do ta ndjek live, si fanse e muzikës, sidomos asaj Rock, dhe për të ndjekur traditën e festivaleve të tilla që i kam nisur nëpër Europë që në adoleshencë; që nga Heineken Beer Festival e deri te koncerte si Muse, Prodigy etj. Sa herë kaloja në këtë Luna Park në qytetin tim, gjithmonë më kujtohej atmosfera tipike e festivalit (nga fotot që kam parë) dhe bluaja në mendjen time veshjen që do të më pëlqente të përshtatja në këtë eveniment. Më pëlqen shumë kombinimi i xhinsit me kamosh, sidomos i kësaj këmishe nga Forever 21 dhe këtij fundi të thjeshtë kamosh, të cilin kam thirrur nga gëzimi kur e gjeta në Milano, te dyqani… Pantoflat e drurit me takë janë një koleksion i kësaj vere i Louboutin, të cilat shkojnë shumë me veshjen për shkak të dizajnëve tipikë Hippie që i karakterizojnë, por edhe ngjyrat përshtaten me veshjen. Çanta është e YSL dhe është idealja nëse doni të krijoni një look të tillë; pra, mjafton të jetë një çantë me thekë dhe akoma më mirë nëse është kamosh, sepse e plotëson si duhet veshjen. Si një fanse e syzeve dhe koleksionit që kam, këto janë ndër të preferuarat e mia nga Gucci. Shpresoj që ky kombinim t’ju pëlqejë dhe mos harroni aksesorët në kokë.

Photography: GELJANT Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: