Fillimi

Christmas And Movies Go Together!!

13/12/2017

Një nga shenjat e para që paralajmërojnë sezonin e festave është vërshimi i filmave klasikë të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në kanalet televizive dhe të filmave më të rinj në ekranet e kinemave. Shumë nga filmat me tematikën e këtyre ditëve të bukura kanë histori që të ngrohin zemrën e që mund t’i ndjekë e gjithë familja. Krishtlindja është koha kur ti ke mall të qëndrosh në shtëpi edhe nëse nuk ke qenë i larguar prej saj. Gjatë kësaj periudhe, mua më pëlqen të rri brenda, të pi çokollatë të nxehtë e të shoh televizor. Krishtlindja dhe filmat shkojnë bashkë si Babagjyshit dhe ëmbëlsirat tradicionale të festave, Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i kaluar festat, sesa të rehatohesh ngrohtë në divan dhe të shohësh filma Krishtlindjeje.

Ne kemi përzgjedhur disa nga filmat më të bukur për këtë kohë:

 

 

Love Actually

Një nga filmat klasikë të Krishtlindjes, një kryevepër e Frank Capra-s, i cili flet për shpirtin e komunitetit dhe të bën të ndihesh mirë jo vetëm shpirtërisht. Ai të bën të mendosh për ndikimin që kemi ne tek të tjerët, përfshirë familjen dhe miqtë. Është nga ata filma, që do të donin ta shihnin të gjithë.

 

 

Serendipity

Një çift e kërkon njëri-tjetrin shumë vite pas takimit të tyre të parë, bien në dashuri dhe pastaj ndahen me bindjen se një ditë do të përfundojnë bashkë. Një kombinim i shkëlqyer i komedisë dhe romancës, me skena që do t’ju mbajnë të mbërthyer pas ekranit, duke ju argëtuar dhe emocionuar pa masë.

 

 

 

 

White Christmas 

Dy këngëtarë dhe kërcimtarë të suksesshëm bashkohen me dy motra gjithashtu këngëtare dhe kërcimtare për të shpëtuar hotelin “Vermont” nga ish-komandanti i tyre. Në këtë muzikal të shkëlqyer nga Irving Berlin, marrin pjesë yje si Bing Crosby, Danny Kaye and Rosemary Clooney.

 

 

 

 

12 Dates of Christmas

Nuk na vjen aspak turp të propozojmë edhe këtë film Krishtlindjeje, rolet kryesore në të cilin i kanë aktorët Zack Morris dhe Amy Smart. Në qendër të ngjarjeve është një vajzë, e cila pas një takimi të shkuar keq në vigjiljen e Krishtlindjes, zgjohet në mëngjes dhe zbulon se po përjeton nga e para ditën para Krishtlindjes dhe takimin e famshëm.

.

 

 

 

Home Alone

Krishtlindja nuk vjen në asnjë shtëpi nëse në ekranin e televizorit nuk shfaqet filmi legjendar i festave “I vetëm në shtëpi”. Një ikonë e Krishtlindjes, ky film nuk mungon asnjë fundvit në ekranin e vogël. Edhe unë nuk lodhem duke e parë e riparë. Është nga ata filma që të bëjnë të ndihesh aq mirë, sa nuk dëshiron të ngrihesh më nga divani, por vetëm ta shijosh deri në fund!

 

It Happened on Fifth Avenue

Një nga filmat më të bukur dhe humoristikë të festave të fundvitit, i cili është bërë gjithashtu traditë për ta parë çdo vit. Një film që të kujton vlerat familjare të periudhës së pasluftës dhe të përfshin në shpirtin e festave. Një klasik i Krishtlindjes, që nuk duhet të mungojë në listën e përvitshme të filmave për t’u parë nga të gjithë.


 

 

 

A Christmas Carol

Si do të ishte Krishtlindja po të mos shihnim “A Chrismtas Carol”, këtë histori që daton në vitin e largët 1843 dhe që shijohet aq shumë çdo fundvit për festa? “A Christmas Carol” të mbush me shpirt festiv dhe të gëzueshëm me tematikën, por edhe me interpretimin e jashtëzakonshëm.

 

 

 

Holiday Affair

Ky është nga ata filma që unë mundem (dhe dua) t’i shoh pafundësisht. Ai trajton historinë e një gruaje e cila ka mbetur e ve së fundmi, djalit të saj dhe dy burrave që kanë rënë në dashuri me të dhe me të birin. Skenat e paharrueshme të Leigh-t dhe djalit të saj, Timit, do të ndezin shkëndijat e magjisë së Krishtlindjes tek çdokush.

 

 

 

The Holiday

“The Holiday” është një film i cili do t’jua mbushë zemrat me gëzim gjatë sezonit të festave. Të duket vetja sikur je në Angli me Amandën ose në Kaliforni me Kate Winslet-in dhe bëhesh një me personazhet që ato përfaqësojnë. Nëse jeni të apasionuar pas filmave romantikë, të jeni të sigurt se ky është ndër më të bukurit! Shikim të këndshëm!

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: