Beauty Tips Diary Fillimi

Cfarë të merrni me vete gjatë pushimeve

09/07/2018

Sezoni i pushimeve ka filluar dhe disa prej jush mund të jenë që tani në plazh, ndërsa të tjerë janë ende duke menduar se ku do t’i kalojnë pushimet. Shpesh, ne kalojmë shumë kohë duke planifikuar vendin se ku do të shkojmë, dhe i kushtojmë më pak vëmendje gjërave që do të marrim me vete. Nëse vendosni të bëni gati valixhet në minutën e fundit, me siguri që do të harroni një ose dy gjëra, por nëse qëndroni me orë të gjata në diell  dhe duke notuar, është mirë të keni me vete të gjitha produktet për mbrojtjen e flokut dhe të lëkurës.

 

  1. Mbrojtja nga dielli

Në krye të listës duhet të jetë patjetër çdo produkt që përmban SPF mbi 20. Unë rekomandoj ato me SPF 50, sepse në plazh dielli është shumë i fortë dhe keni nevojë për mbrojtje maksimale, sidomos në zonën e fytyrës dhe të qafës. Personalisht preferoj të përdor një krem çdo ditë, i cili kujdeset gjithmonë për lëkurën time. Për këtë arsye, Germinal Hidraplus me Acid Hialuronik dhe SPF 30 është perfekt pasi hidraton dhe mbron lëkurën time

 

  1. Kujdesi për lëkurën

As mos e mendoni të lini pas dore kujdesin për lëkurën, vetëm sepse jeni me pushime. Kur vjen puna për kujdesin ndaj lëkurës, nuk ka justifikime, kudo që të jeni. Kështu, merrni me vete xhel pastrues, tonik, krem hidratues dhe krem për pjesën e syve. Xheli pastrues ju duhet për të hequr kripërat dhe rërën që ka thithur lëkura gjatë ditës. Toniku i jep prekjen e fundit lëkurës suaj, duke e lënë atë të freskët. Kremi hidratues e mban lëkurën të butë dhe të hidratuar gjithë kohën, ndërsa kremi për sytë i mbron ata, duke qenë se janë edhe pjesa më delikate e fytyrës. Kur jam me pushime, unë gjithmonë marr me vete “Noche y Dia Antiedad Global” nga Germinal.

 

  1. Balsami

Gjithashtu, mos harroni flokët. Merrni me vete edhe balsamin. Dielli i dëmton shumë flokët dhe balsami i ndihmon që të jenë gjithmonë të butë. Unë përdor SU Hair Milk  nga Davines së bashku me SU Hair Mask kur e ndjej që floku im është shumë i thatë për shkak të orëve të gjata ekspozimi në diell.

 

  1. Shampoja për mbrojtjen pas diellit

Që flokët të kenë mbrojtje të plotë, gjatë pushimeve duhet të përdorni shampon për mbrojtje pas ekspozimit në diell. Ajo jo vetëm që i mbron flokët tuaj, por edhe i mban ata më të pastër e më të butë. Unë rekomandoj SU Hair and Body Wash nga Davines, sepse është perfekt pasi flokët kanë qenë të ekspozuar për orë të tëra në diell.

 

  1. Locion për trupin

Ndonjëherë, gjatë verës vëmë re se lëkura thahet shumë dhe kjo situatë është e padurueshme. Shkaku për këtë fenomen është ekspozimi i gjatë në diell. Për ta shmangur këtë, përdorni vazhdimisht locion për trupin. Gjatë pushimeve të mia verore unë përdor Lotion P50 dhe Creme Amincissante Oxygenante MC 110 nga Biologique Recherche.

 

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: