Fashion Fillimi

Bye, Bye Ballerina Shoes! It’s Sneakers Time!

24/05/2018

E kemi vënë re në sfilatat e fundit dhe e shohim në veshjet e mbretëreshave të “street style”-it çdo ditë: balerinat po ia lënë vendin gjithnjë e më shumë atleteve, ose më saktë atyre që rëndom quhen “grandpa sneakers”. Këtë sezon, ato janë shumë në modë. Ky është një lajm shumë i mirë për adhuruesit e atleteve. Tani, femrat po i zëvendësojnë balerinat apo këpucët e sheshta me atletet, që janë më të rehatshme. Gjatë këtyre viteve të fundit, të sheshtat kanë qenë shumë në modë dhe i kemi parë ngado: nëpër pasarela dhe në rrugë, por tani do të pushtojnë atletet.

Atletet po rikthehen në modë fuqishëm dhe fashionistet në mbarë botën por përpiqen t’i bëjnë ato pjesë të pamjes së tyre. Për shembull, e kanë bërë supermodelet Bella Hadid dhe Kendall Jenner.

Atletet janë ndër veshjet më të rehatshme për këmbën dhe duket se moda e vitit 2018 po përqafon gjërat e rehatshme, por të kombinuara me stilin. Moda e këpucëve për sezonin Verë 2018 përfshin atlete të ngjyrave dhe modeleve të ndryshme.

Thënë shkurt, mjaft me këpucë të sheshta! Është koha të veshim atlete dhe për fat të mirë, ato shkojnë me gjithçka. Hidhini një sy galerisë më poshtë për t’u frymëzuar nga trendet më të fundit.

 

 

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: