Beauty Tips Fashion Fillimi

Best Fragrances We Love For Fall!

24/10/2017

Veshja e një femre nuk është asnjëherë e kompletuar dhe elegante sa duhet, nëse ajo nuk ka hedhur parfum. Parfumi është i padukshëm, por i paharrueshëm dhe është një aksesor i domosdoshëm. Parfumi i një femre flet shumë për të. Ai është si një veshje, një mesazh, një mënyrë për të prezantuar veten. Parfumi i një femre është slogani i saj.

 

Me ndryshimin e stinëve, duhet të ndryshohet edhe parfumi. Zgjedhja e parfumit të duhur është e rëndësishme për të gjitha ne. Të gjesh parfumin e duhur, do të thotë të gjesh aromën e duhur për trupin tënd dhe kjo gjë të rrit vetëbesimin e të bën të ndihesh e sigurt kudo ku ndodhesh.

Por mos u shqetësoni: ne kemi menduar për ju duke përzgjedhur disa nga aromat më të mira të vjeshtës, shumicën prej të cilave mund t’i gjeni në Etos& al.

 

 

Marc Jacobs ( Etos& al)

Është një përzierje aromash të frutave, e cila është zgjedhja e duhur për stinën e vjeshtës. Aromë freskie, pastërtie, përsosmëria vetë! Jemi të bindur që do të doni ta bëni tuajin këtë vjeshtë.

 

 

 

Gucci ( Etos& al)

Jasemini, gardenia dhe zymbyli i Indisë shkrihen më së miri në këtë parfum. Ai është elegant, femëror, i ngrohtë e i freskët njëkohësisht dhe i përshtatet më së miri stinës së vjeshtës. Gjithashtu, është një parfum që mban gjatë. Aroma e luleve është dehëse. Gucci Bloom Fragrance është parfumi urban chic për femrat.

 

 

 

Hermès

Aromë e ëmbël që zgjat. Parfumi klasik me aromë toke që mban më shumë se të gjithë të tjerët e llojit të tij. Është i ëmbël dhe shumë i ngrohtë.

 

 

 

Byredo

Nëse ju pëlqen aroma e arrës së kokosit, duhet të keni bëni patjetër tuajin parfumin Byredo. Aroma e tij e arrës së kokosit ndihet shumë dhe është shumë e këndshme.

 

 

 

Cartier ( Etos& al)

Një parfum tejet femëror dhe i freskët. Ai është ndër parfumet më të butë të aromave të vjeshtës dhe i preferuari ynë.

 

 

 

Jo Malone

Një klasik modern, Jo Malone është një parfum i padiskutueshëm i stinës së vjeshtës. Një përzierje e shkëlqyer e bozhureve, mollëve të kuqe, jaseminit dhe trëndafilave. Një parfum i butë, i ëmbël, i mrekullueshëm.

 

 

 

Tom Ford ( Etos& al )

I fortë në aromat e tij të luleve, të ngjall ndjesinë e një kopshti ekzotik. Ai është një parfum i shkëlqyer dhe i sofistikuar, parfumi më i bukur që Tom Ford ka krijuar për femrat. Femëror dhe i ëmbël… ne jemi dashuruar me Velvet Orchid!

 

 

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: