Diary Fillimi

Atij nuk i ka rënë në kokë për ty

23/04/2018

Dëgjoni, vajza: jo çdo djalë që do të njihni, është shpirti juaj binjak. Sado që të përpiqeni të tërhiqni vëmendjen e tij, ai ndoshta jua ka dhënë prej kohësh disa shenja që nuk i keni vënë re ose nuk keni dashur t’i vinit re, të cilat tregojnë se atij NUK I KA RËNË NË KOKË PËR TY! Disa djem dërgojnë qëllimisht sinjale, sepse duan t’jua bëjnë të qartë që nuk ju kanë aq për zemër, kështu që është në dorën tuaj të deshifroni shenjat e tyre.

Shikoni më poshtë disa nga shenjat që tregojnë se ai “nuk është për ty”.

 

  1. Jam i zënë, jam i zënë, jam i zënë!

Kur një djali i bie në kokë për një vajzë, do ta gjejë gjithmonë kohën për të. Nëse fillon të bësh “chatt” me një djalë, i cili thotë: “Sonte pres një shok për darkë”, “Kam një drekë ose darkë pune”, “Kam bërë plane me shokët për fundjavë”, “Do të të telefonoj më vonë” ose “Nuk kam kohë tani. Do të të shkruaj më vonë”, bën mirë të heqësh dorë prej tij, sepse ai nuk ka ndër mend të të japë mundësinë të njiheni me njëri-tjetrin.

 

  1. Nuk duket i gëzuar që do të të takojë

Nëse i kërkon një djali që të dalë me ty ose të takoheni diku për një kafe dhe ai jep përgjigje të vagullta, si: “Oh, mirë”, “Hmm, po, pse jo?”, “Po, dakord jam”, ai po të jep sinjale që nuk e ka shumë me qejf këtë punën tuaj.

 

  1. Anulon vazhdimisht takimin

Nëse ai e anulon takimin njëherë, nuk është ndonjë problem i madh, sepse njeriu ka edhe punë, por, nëse kjo përsëritet, madje me justifikime të çuditshme, duhet të heqësh dorë prej tij, sepse nuk ia vlen dhe nuk ke për ta takuar më.

 

  1. Gjithmonë shkruan ti e para

Ti mund të mos kesh studiuar për financë, por me siguri që di ta bësh dallimin se kush shkruan i pari dhe kush shkruan më shpesh. Mund të jesh gjithmonë ti që shkruan e para, mund të jetë ai, ose mund të jeni në pozita të barabarta në këtë aspekt. Nëse vë re se shkruan gjithmonë ti e para, kjo është shenjë e padiskutueshme që ai nuk e ka seriozisht. Përpiqu të mos i shkruash një herë dhe shiko se si dhe kur do të reagojë. Nëse nuk ndodh, vazhdo jetën, vajzë…

 

  1. Nuk kërkon kurrë takim

Nëse ke filluar të bësh “chatt” me ndonjë djalë në ndonjë medie sociale ose nëse jeni njohur në Tinder, por ti vë re se ai nuk të kërkon kurrë të takoheni, më mirë mos fol më me të. Kush e do një djalë që do vetëm të flasë dhe asnjëherë të takohet?

 

  1. I kthen mesazhet me vonesë

Nëse i dërgon mesazh dikujt dhe ai të kthen përgjigje pas pesë orësh, tri ditësh apo dy javësh, kjo tregon se ai po të thotë qartazi “Mos më shkruaj më!” Askush nuk është aq i zënë sa të mos i përgjigjet një mesazhi.

 

  1. Je në stolin e rezervave

Nëse vë re se djali që të pëlqen të shkruan ose të telefonon gjithmonë në minutën e fundit, do të thotë se të ka lënë në stolin e rezervave. Nëse të shkruan: “Hej, kam dy bileta për në kinema. Bëhesh dot gati për pesë minuta?”, “Hej, nuk shkova në punë sot. Pimë një kafe në orën dy?” Këto tregojnë se asnjë nga miqtë e tij nuk ka pranuar ta shoqërojë dhe prandaj të ftoi ty. Mos prano të jesh asnjëherë në stolin e rezervave.

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: