all Diary Fillimi

Aromë franceze

24/08/2017

Gjithmonë kam qenë e apasionuar pas filmave dhe shpeshherë ata më kanë zgjeruar pa kuptuar imagjinatën, aq sa disa momente të jetës sime i mendoj si një pjesë filmi, madje edhe reagoj ashtu në momente të caktuara. Po ta mendosh thellë, jeta është një film e si çdo film sigurisht që skenat e veta më të mira dhe ato të trishta, por që duhet shijuar deri në fund.

Ideja e këtij shërbimi fotografik është gjendje, si në një film, sepse edhe shërbimet fotografike duhet të kenë një gjendje dhe një mesazh. Unë doja që këto fustane kaq romantike të Diane Von Furstenberg dhe Reformation t’i përcillja si në një film të vjetër francez, duke shijuar një piknik në fshat.

Të tria këto fustane i adhuroj për derdhjen e tyre romantike, për copën delikate që çdo femër duhet të mbajë veshur dhe për melankolinë që mbartin në vetvete. Më ndihmojnë edhe mua të hyj në personazh dhe të ndihem mjaft femër dhe mirë me veten time. Unë gjithmonë të tilla veshje i cilësoj si “të dashurueshme”, sepse më duket sikur historitë e dashurisë duhet të jenë po kaq romantike dhe të ëmbla. Libri që po lexoj aktualisht është ky libër që shihni edhe në postim, “Gjeniu”, një libër që më frymëzon shumë për të vazhduar përpara me ëndrrat dhe aspiratat e mia, ashtu siç edhe personazhi i këtij libri, Juxhini, luftonte për ëndrrat e tij. Ju këshilloj ta lexoni këtë libër

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: