Beauty Tips Fillimi

Aromatherapy Relaxation

17/09/2018

Sa herë që kaloj një ditë të ngarkuar, mendja më rri vetëm që të gjej një vend të qetë, të mbushur me qirinj aromatikë, ku të shtrihem përtokë, e rrethuar nga dhjetëra jastëkë dhe të qetësohem. Jam e sigurt se nuk jam e vetmja që ëndërroj për një vend të tillë, i cili më bën më të lumtur dhe më çliron nga të gjitha streset.

Unë e konsideroj veten optimiste, jam njeri që më pëlqen të rrethohem nga njerëz që më sjellin gëzim në jetë dhe i lënë mënjanë ndjenjat negative. Gjithashtu, më pëlqen që shtëpia apo zyra ime të jenë sa më pak stresuese dhe prandaj kam zbuluar së fundmi dashurinë për qirinjtë aromatikë.

Ka disa vajra esencialë, që ndikojnë shumë në humorin dhe energjinë time. Sa herë që kam nevojë të kem pak kohë vetëm për vete, ndez qirinjtë e mi të preferuar dhe krijoj një ambient antistres rreth vetes. Këta qirinj janë magjikë dhe mund të ndihmojnë si mendërisht, ashtu edhe fizikisht.

BYREDO BIBLIOTHÉQUE

 

Diptyque Baies

 

Jasmin & Bergamot Scented Candle, L’Occitane

 

Jo Malone London Orange Blossom Candle

 

Laduree Marie Antoinette Candle

 

TOM FORD AMBER ABSOLUTE CANDLE

 

Por përveç fuqisë së qirinjve aromatikë, disa marka kanë nxjerrë në treg edhe një sërë produktesh, të cilët na ndihmojnë për të bërë një gjumë më të mirë. Ndonjëherë, më pëlqen ta spërkas jastëkun me “lëngun magjik”. Kështu më pëlqen ta quaj, sepse ai më qetëson menjëherë pas një dite të lodhshme dhe ndihmon që të fle më shpejt. Këta lloj spërkatësish rrisin cilësinë e gjumit dhe në mëngjes do të ndiheni më të çlodhur.

Unë do t’ju rekomandoja spërkatësin “Thisworks Super Sleep Dual Pillow”, i cili të qetëson mendjen dhe trupin dhe të parapërgatit për një gjumë të mirë. Gjithashtu, “Relaxing Pillow Mist” nga “L’Occitane” është i shkëlqyer, sepse krijon një atmosferë qetësuese, e cila ndihmon në mirëqenien tuaj falë pranisë së vajrave esenciale, si: livanda, bergamota, mandarina, portokalli i ëmbël dhe barbaroza.

L’Occitane Relaxing Spray

 

Thisworks Super Sleep Dual Pillow

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: