Beauty Tips Fillimi

Aromat e mia të preferuara për pranverë dhe verë

06/04/2020

I kam adhuruar gjithmonë aromat dhe më pëlqen të përdor aroma të ndryshme, në varësi të stinës, të humorit tim apo të aktivitetit që më pret: mund të jetë një mbrëmje jashtë me shoqet, një koktej ose një darkë romantike.

Më shumë më tërheqin aromat e lehta, ku dominojnë nuancat e luleve. Dua të rrethohem nga një aureolë arome që bëhet njësh me trupin tim dhe të jep atë ndjesinë e freskisë që ke kur sapo ke dalë nga dushi. Nuk më pëlqejnë aromat e forta që mbysin shpesh një dhomë, zyrë apo sallë.

Më poshtë do të gjeni aromat e mia të preferuara për pranverë dhe verë.

Aqua Universalis by Maison Francis Kurkdjian

Aqua Universalis, simbolizon pastërtinë falë përbërësve të saj që janë bergamot, limoni sicilian, portokalli i ëmbël, zambaku i luginës dhe druri i butë.

Këtë parfum mund ta gjeni tek  Maison de Parfum Tirana

 

Carnal Flower Frederic Malle

Aroma kryesore e këtij parfumi është tuberoz, një lule që konsiderohet e ndaluar e cila simbolizon kënaqësinë e ndaluar, sensualitetin dhe pasionin. Për këtë arsye ky parfum quhet Carnal Flower ose Lulja e Ndaluar.

Këtë parfum mund ta gjeni tek Maison de Parfum Tirana

 

Jo Malone Frangipani Flower Cologne

Aroma e Frangipani Flower Cologne do t’ju bëjë të ëndërroni për verën sapo ta vendosni atë. Parfumi është i kompozuar nga qitro, frangipani, notat diellore, jasemini, etj.

Paris Venise by Chanel

Ky parfum është emëruar pas qytetit të bukur të Venecias, të cilin Gabrielle Chanel e vizitoi në vitin 1920 dhe ishte dashuri me shikim të parë për të.

 

Gucci Bloom

Një kënaqësi lulesh e përbërë nga jasemini dhe tuberozi, të miksuara së bashku me nota të drurit.

Këtë parfum mund ta gjeni tek Etos Parfumeri

 

Juliette has a gun Sunny Side Up

Sunny Side Up është krijuar posacërisht për të ndricuar ditën tënde dhe për të të sjellë vetëm pozitivitet. Ka një aromë fantastike që do të ngrejë humorin tënd, gjë e cila është e domosdoshme këtë periudhë.

Këtë parfum mund ta gjeni tek Illusion Liquide

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: