Diary Fashion Fillimi Style

My Looks During Paris Fashion Week S/S 2019

11/10/2018
Tashmë u bënë katër vite të plota që unë marr pjesë në javët e modës. Sigurisht, tani është më e thjeshtë për mua të organizoj udhëtimin, veshjet, dhe e di më mirë se çfarë më përshtatet me stilin tim. Këtë javë mode jam përpjekur të qëndroj brenda stilit tim, edhe pse show-t ishin të shumëllojshme.
Veshja e parë ishte një look nga Alessandra Rich, dedikuar sfilatës së saj të fundit dhe pjesëmarrja në këtë sfilatë ishte privilegj për mua, sidomos takimi me vetë stilisten.
Veshja e dytë ishte veshja e “ëndrrave të mia”, ndoshta e preferuara ime në të gjitha javët e modës deri tani: një fustan i kuq pas trupit, i Vivienne Westwood, ala vitet `50, shumë brenda stilit tim, kombinuar me një rreth rrjetë mjaft klasike dhe sensuale Philip Treacy. Ky look më përkufizon karakterin dhe më identifikon më së miri.
Veshja e tretë është tipike “in style” nga Alexandre Vauthier, kombinuar me syze dhe këpucë YSL. Unë i adhuroj “polka dots”, ndaj mendoj që kjo veshje më përshtatet më së miri për një look më modern.
 
Veshja e katërt është ky fustan Miu Miu, që edhe pse një markë italiane, për mua është një fustan shumë “french”, femëror, që më kujton periudhën pas luftës botërore, tipike të viteve `40. Sërish kombinuar me këpucët “Dorateymur”, sërish të ngjashme me këpucët e atyre viteve. Unë i adhuroj stile të tilla fustanesh, pasi mendoj që janë shumë delikate dhe sensuale në të njëjtën kohë. Kjo veshje më bën të ndihem e dashurueshme.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: