Fashion Fillimi Style

I Hurt Myself Today…

03/12/2019

Atë e quanin “Burri me të zeza”, për shkak se vishej gjithmonë me të zeza. Johnny Cash ka qenë dhe do të mbetet një artist i madh, këngët e të cilit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në evoluimin e muzikës. Tekstet e këngëve të tij kanë prekur zemrat e të gjithëve anembanë botës, ndërsa muzika e tij është aq e thellë dhe zëri aq i bukur, sa ka bërë ta duan edhe ata më skeptikët.

Për këtë shërbim fotografik, unë u frymëzova pikërisht nga Johnny Cash, nga muzika dhe nga stili i tij personal. Teksa aparati fotografik shkrepej, dëgjoja këngën “Hurt” nga Johnny Cash.

Ky shërbim fotografik është shumë personal dhe, si i tillë, më dha mundësinë të shprehesha më mirë dhe të reflektoja shumë. Karriget bosh simbolizojnë vendet në zemrën tonë, që herë janë plot e herë janë bosh, sepse, tekefundit, në rrugëtimin e jetës jemi të gjithë vetëm.

Më pëlqen shumë ideja që fotografitë e mia kanë gjithmonë që jo të gjithë i vënë re dhe ato mbartin një kuptim të veçantë.

Fotografuar nga Edvina Meta

Makijazh nga G Studio

Veshjet: Delirium Shop Albania dhe NakedCashmere

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: