Beauty Tips Diary Fillimi

Parfumet e mia të preferuara

14/12/2018

Puna në industrinë e modës më ka mësuar të mos kënaqem vetëm me një gjë. Moda ndryshon çdo vit, dhe po kështu, edhe shijet tona. Kur ke shumë për të zgjedhur, pavarësisht nëse është një veshje, bizhuteri ose produkt bukurie, është e pamundur të kesh apo të pëlqesh vetëm një lloj.

Nëse do të flisja për shijen time për aromat, duhet të them se përdor disa aroma në të njëjtën kohë. Nuk e di pse, por aroma e parfumit ka shumë ndikim në humorin tim dhe pikërisht për këtë mua më pëlqen të përdor disa parfume në një stinë.

Po të më pyesnit se cili është parfumi im i preferuar, nuk do të dija të veçoja një, por ama mund t’ju tregoj disa parfume me aromë unike, të mrekullueshme. Që kur i provova për herë të parë rashë në dashuri me to, prandaj nuk mund t’i veçoj apo t’i ndaj njërin nga tjetri.

Love in white by Creed është aromë lulesh. Kur e nuhata për herë të parë, nisa të ëndërroja sikur po shkoja për pushimet e verës në një nga plazhet e Mesdheut. Aroma e këtij parfumi është frymëzuar nga dashuria për lundrimin dhe simbolizon lirinë.

Aventus for her by Creed është parfumi im i preferuar për në dimër. Aroma e këtij parfumi më mbush me energji pozitive gjatë gjithë ditës, sepse simbolizon fuqinë dhe vetëbesimin.

“Frymëzuar nga gratë më të fuqishme të historisë së njerëzimit, që nga femrat e familjes mbretërore dhe vizionaret, e deri te artistet dhe shkrimtaret, dhe i bën jehonë edhe gruas moderne të ditëve të sotme.”

 

Galop d’Hermes është një parfum i krijuar për femrën që e adhuron lirinë. Tiparet e veçanta femërore vihen re që nga përzgjedhja e shishes, e cila është shumë elegante dhe ka edhe një lidhëse në ngjyrë portokalli.

 

Parfums de Marly, Delina. Këtë aromë të mrekullueshme e zbulova gjatë një udhëtimi pune. Ishte dashuri me shikim të parë dhe desha ta bëja menjëherë timin. Aromat e tij kryesore janë bergamoti, raveni, liçi dhe arrëmyshku. Aroma të tjera janë trëndafili i Turqisë, bozhuri, petalia, vanilja dhe myshku. Gjithashtu ka shije druri, vetiveri haitian, kedre dhe temjani.

 

Bois Blonds Atelier Cologne është një parfum tjetër dimëror, të cilin sipas meje duhet ta ketë çdo femër. Ai ka një aromë të sofistikuar druri dhe aroma të tjera të thella. Ka përbërje neroli nga Tunizia, lulëzimin e portokallit të Marokut, myshk, piperi të kuq dhe vetiver nga Tahiti.

  

 

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

Fotografuar nga Artemis Hajdini

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: