Beauty Tips Fashion Fillimi

Aksesorë për flokët

13/06/2018

Nëse ka diçka për të cilën jemi të sigurt se do ta shohim me shumicë jo vetëm këtë verë, por edhe përgjatë gjithë vitit, ato janë aksesorët e flokëve, që do t’i gjeni në dizajne dhe ngjyra nga më të ndryshmet. Tani, aksesorët e flokëve konsiderohen si aksesorët më të mirë të vitit, sepse ato ndryshojnë tërësisht pamjen dhe e plotësojnë atë.

Adhuruesit e aksesorëve të flokëve janë ndarë në dy grupe: ata që preferojnë një prekje minimaliste, që është si ajo e viteve `90 dhe ata që mendojnë se duhet më shumë. Prekja minimaliste përfshin karfica, kapëse dhe fjongo të vogla, ndërkohë që për një pamje më të guximshme shërbejnë tiarat, si ato që pamë në koleksionin e Dolce & Gabbana, dhe rrathët e flokëve me shumë zbukurime, të cilët ndihmojnë që të biesh në sy dhe të tërheqësh vëmendje kudo që të jesh.

Meqë ditët tona janë të mbushura me aktivitete, ndonjëherë mezi e gjejmë kohën për të rregulluar flokët dhe për t’i bërë të duken të përsosur. Edhe pse perfeksioni na duket si diçka e paarritshme, në raste të veçanta duam të jemi të përsosura, por nuk e arrijmë dot. Sado që është e vështirë, nëse vendosni të paktën një aksesor të thjeshtë në flokë ose i mbani ata lëshuar dhe vini një fjongo të hollë si rreth flokësh, do ta vini re menjëherë ndryshimin. Aksesorët e flokëve nuk janë vetëm një suvenir për qejf, por ju ndihmojnë të dukeni të mrekullueshme edhe nëse doni të shkoni në ndonjë vend të veçantë. Gjithashtu, nëse preferoni diçka vintazh, mund të vini një shall të hollë në kokë dhe të keni një pamje të mrekullueshme alla Sofia Loren.

Nëse doni të frymëzoheni dhe të zgjidhni cilët aksesorë ju shkojnë më shumë në varësi të gjatësisë apo modelit të flokëve, ne ju paraqesim aksesorët më të mirë të flokëve, që u vunë re shumë edhe gjatë koleksionit Vjeshtë/Dimër dhe Pranverë/Verë 2018

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: