Meet Armina

A FEW WORDS ABOUT ME

02/04/2015

Unë quhem Armina Mevlani. Shumë prej jush më njohin si prezantuese në spektakle televizive, disa më njohin si përfaqësuese e Shqipërisë në Miss World, disa të tjerë nga puna ime si Drejtore Kreative në një revistë mode për gati tre vjet, ku kam shkruar shumë artikuj mbi modën dhe shumë tema të tjera, por ka edhe nga ata që nuk më njohin aspak e për të gjithë ju, do të doja ta prezantoja veten larg gjërave që kam bërë, jo sepse nuk më përkasin, përkundrazi, janë pjesë e kësaj që jam sot, por sepse me këtë blog unë po hap një faqe të re në jetën time dhe dua të ndaj me ju gjëra të reja.

Jam një vajzë e thjeshtë dhe ëndërrimtare, që më pëlqen e bukura, arti dhe moda. Shpeshherë frymëzohem nga libra të bukur, filma apo edhe thjesht nga natyra dhe jam e lumtur që frymëzimet e mia, që i hedh në letër, tani do t’i ndaj edhe me ju. Më ka pëlqyer gjithmonë të ëndërroj, sepse besoj se kur diçka e dëshirojmë me gjithë zemër, një ditë do të realizohet. Në mendjen time, unë udhëtoj në kohë dhe nga udhëtimet e mia në kohë gjeta edhe pasionin për modën, që është edhe makina më perfekte e kohës që shpeshherë na kthen vite pas.

Nuk jetoj dot pa muzikë, ritmet e muzikës më shoqërojnë kudo, që sapo zgjohem në mëngjes, në makinë dhe gjithashtu në punë. Gjithmonë më ka pëlqyer kërcimi, sidomos ai latin që e kërcej me shumë pasion. Ajo rrymë muzike, por edhe muzika Rok, sidomos e vjetër, janë dehja ime. Sot, unë drejtoj dyqanin tim “Delirium”, me disa prej brendeve më të njohura në botë, të cilat do t’i gjeni edhe në këtë blog. Më pëlqen shumë puna ime sepse është lidhja ime e fortë me modën dhe më bën të udhëtoj në javët e bukura të modës. Gjithmonë kam menduar se njeriut i ofrohet një moment në jetë që është tepër vendimtar, por atë moment duhet të dish ta rrokësh në kohën e duhur dhe ta shfrytëzosh ashtu si duhet…

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: