all Style

70s vibe again

14/12/2015

E di që kohët e fundit shumë postime të miat i janë kushtuar viteve `70, por duke i sjellë në forma të ndryshme. Le të themi që ky postim ka qenë një frymëzim nga fushatat e Chloe, duke qenë se më në fund arrita të kem edhe çantën Chloe së bashku me bizhutë Chloe; pra, një rikthim deri diku bohem dhe klasik i Francës së këtyre viteve. Një frymëzim tjetër që më solli në mendje realizimin e këtyre fotove me këtë look, që është edhe look-u që unë kam përzgjedhur për këtë dimër, janë prerja e flokëve dhe ballukeve në stilin “How to become a Parisian” thing LOL, ose më shkurt, alla Jane Birkin. Në shumë periudha të jetës sime, sidomos në adoleshencë, më kanë pëlqyer flokët kështu dhe i kam mbajtur. Tani iu riktheva sërish dhe ndihem vetvetja dhe rehat me to. Ndoshta të gjithë kemi ndonjëherë dëshirë të rigjejmë veten, atë që ishim para disa viteve. Këtij look-u nuk mund t’i mungonin pantallonat “bootcut”, të cilat unë i përdor shumë, xhaketa e madhe dhe e gjerë tipike `70s dhe detajet e tjera që mund t’i gjeni më poshtë:

Sunglasses: Celine 
Pants: Michael Kors  
Jacket  Coat: Cavalli Class 
The beige shirt: Maxmara 
The ring and earrings: Chloe 
The bag: Chloe 
The short boots: Dior 
The black scarf: Zara 
The watch: Paul Hewitt
makeup :Lili Ismaili
Photo :Endrit Mertiri

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: