all Fillimi Style

4 CHRISTMAS LOOKS

24/12/2015

Keep it classy
Në këtë postim zgjodha t’ju jap disa ide për darkën e Krishtlindjes. Veshja e parë është klasike dhe për të realizuar një veshje të tillë mjafton një fustan i bukur klasik mbi gju (jo shumë i shkurtër). Perfekte do të ishte nëse do të ishte në ngjyrë të kuqe duke qenë se është ngjyra përfaqësuese e Krishtlindjes. Unë në këtë postim kam zgjedhur që këtë veshje ta thyej me këpucë në ngjyrë të bruztë për të mos u bërë një veshje e parashikueshme (pra, jo me këpucë të zeza). Zgjidhni disa aksesorë shumë finë dhe të vegjël
Këpucët: Louboutin

Glitter
Nuk është e thënë që xixat të jenë vetëm për mbrëmjen e Vitit të Ri. Ato mund të përdoren edhe për Krishtlindje nëse i kombinoni siç duhet. Unë kam zgjedhur këtë fund me xixa Michael Kors dhe e kam thyer me një pulovër Dolce Gabbana të qëndisur me figura sipër, që duken sikur janë bërë enkas për dimrin dhe natën e Krishtlindjes. Edhe ju mund të zgjidhni një pulovër me qëndisje figurash sipër ose edhe të thjeshtë jeshile, të kuqe, apo gri dhe ta kombinoni me një fund me xixa. Mos harroni që fjongot janë simbol i festave; në veshjen e parë e kisha një fjongo te fustani, por në këtë rast kam zgjedhur ta kem te takat. Nëse ju vendosni të përdorni fjongot, mund të vendosni një kordele të bukur edhe në flokë.
Çantat e dorës të Lulu Guinnes janë të përsosura për festat. Fundi: Michael Kors Bluza: DG Takat: Jimmy Choo Çanta e dorës: Lulu Guinnes

Oversize Sweaters
Në shumë postime të miat besoj se e keni kuptuar që pulovrat e mëdha më pëlqejnë shumë. Për Krishtlindje është rasti perfekt nëse do të organizoni një darkë në shtëpi. Jam e sigurt që do dukeni me stil por edhe mjaft “cozy”. Këto pulovra mund të shkojnë shumë mirë me një fund të ngushtë ose edhe me xhinse. Mos harroni që makijazhi për këtë natë duhet të jetë disi më i veçantë, me buzëkuq të kuq dhe nëse dëshironi mund të përdorni edhe pak shkëlqim te sytë.
Pulovra: Cavalli Class

Rock Christmas
Veshja ndonjëherë varet nga stili personal, tipi juaj, por edhe se si ndiheni, prandaj unë kam vendosur që të prek disa stile me këtë postim. Stile që pa dyshim janë edhe ndër të parapëlqyerit e mi. Ky është stili disi “rock” dhe ekstravagant, por edhe seksi nëse dëshironi që këtë natë ta kaloni diku me shoqërinë apo me të dashurin tuaj. Kam zgjedhur këtë fustan vishnje kadife që më pëlqen shumë të American Apparel, të kombinuar me geta Ëolford me dizajn dhe çizme deri te kyçet (le të themi deri diku stil gotik).
Fustani: American Apparel Getat: Wolford Çizmet: Balenciaga Photo: Geljant Kaleci Makeup: Lili Ismaili

Si një ndër festat e mija të preferuara ,unë do e kaloj pranë familjes sime dhe njerëzve më të dashur.Ju uroj edhe juve të jeni pranë njerëzve të dashur plot harmoni sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se ata.Gëzuar Krishtlindjet!

Photo: Geljant Kaleci
Makeup: Lili Ismaili
Envoirment: Xheko Imperial

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: