Ata që më njohin prej një kohe të gjatë apo edhe ju miq që keni ndjekur postimet e mia, tashmë e dini që jam një fanse e çmendur e muzikës rok dhe metal. Si e tillë, adhuroj edhe veshjet që i përshtaten stilit rok. Dikur, në adoleshencë, vishesha komplet rok, mbaja flokë me fije punk, në ngjyrë çiklaminë dhe këpucë të çuditshme, por duke u rritur dhe duke pasur angazhime të tjera, veshja ndryshoi sadopak, duke u ndërthurur shpeshherë edhe me klasiken. Megjithatë, shpirti rok brenda meje nuk do të zhduket kurrë dhe muzika që unë vazhdoj të dëgjoj është ende e njëjta.
Vetements është një ndër firmat “high fashion” që ruan stilin “grunge” apo “rock” dhe unë nuk mund t’i humbisja këto çizme ala `90s, që janë një frymëzim për këto tre veshje të miat.
3 mënyrat që unë kam zgjedhur janë:
* Klasike – frymëzuar nga vitet `90, me këmishë nate, pulovër sipër, me veshje komplet nga Zara.
* Pulovër Vetements dhe xhinse Zara, përshtatur stilit të vetë firmës Vetements, që është një ndër kombinimet që adhuroj më shumë dhe ndihem shumë rok.
* Punk, me geta rrjetë Wolford dhe veshje totale Zara.
E reja më e fundit është që në kanalin tim në Youtube: “Armina Mevlani”, mund të ndiqni edhe videon e kushtuar këtij shërbimi fotografik, të realizuar nga Artemis Hajdini.
Photo by Endrit Mertiri
Video by Artemis Hajdini
No Comments