Unë e kam ndryshuar shpesh modelin e flokëve ndër vite. Edhe pse ndryshimi mund të duket si një shenjë, si një rebelim ose si fillimi i diçkaje të re, ndryshimi im nga pamja e vajzës rebele në atë të një vajze klasike me nota vintazhi, erdhi shumë natyrshëm. Flokët e mi natyralë janë me onde, pothuajse kaçurrelë. Gjatë adoleshencës i kam mbajtur flokët në formën e tyre natyrale dhe ata që më njohin që nga fëmijëria më mbajnë mend vetëm…
Pardesytë janë konsideruar gjithmonë si një veshje që nuk del kurrë nga moda. Ndonëse tani jetojmë në një kohë kur njerëzve u pëlqen të bëjnë eksperimente dhe të përqafojnë trende të reja, kjo veshje e pakohë vazhdon të mbizotërojë në çdo koleksion mode, edhe në pasarelat e kompanive më të famshme. Personalisht, mendoj se pardesyja është zgjedhja e duhur për stinët e vjeshtës dhe të pranverës. Unë kam disa pardesy të gjata dhe besoj se pardesyja i jep të gjithë…
Unë i kam kushtuar gjithmonë vëmendjen e duhur kujdesit për trupin, fytyrën dhe flokët. Në shumë nga artikujt që kam postuar më parë, kam ndarë me ju produktet që përdor për të pasur fytyrë dhe flokë të shëndetshme dhe të ushqyera mirë. Rrallë kam shkruar për produktet që përdor për flokët, por më në fund vendosa të ndaj edhe sekretet e mia për të pasur flokë të bukur dhe të shëndetshëm. Pas dushit, unë përdor gjithmonë Lotion P50 Capillaire nga…
Prej shumë vitesh, kujdesi për lëkurën më është kthyer në një punë me kohë të plotë. Nuk harroj të kujdesem për të çdo ditë dhe kryej të gjithë procesin e duhur, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kudo që të shkoj, marr me vete produktet e mia të kujdesit për lëkurën, sepse nuk ka më mirë, sesa të kesh fytyrë të freskët dhe të shëndetshme. Si pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit për lëkurën, tanimë kam përfshirë edhe tre produkte…