Monthly Archives

Prill 2018

Fashion Fillimi Style

Rrobat e banjës më të mira për format e trupit tuaj

29/04/2018

Sado që na pëlqejnë shumë veshje dhe duam të veshim gjithçka të bukur që na zënë sytë, është mirë që të përpiqemi të vishemi në përputhje me format e trupit tonë. Me veshjet e përditshme është më ndryshe, sidomos me veshjet dimërore, me të cilat mund të eksperimentojmë me stilet dhe prapë të dukemi bukur, por puna vështirësohet pak kur bëhet fjalë për të zgjedhur rrobat e banjës. Në treg ka mijëra modele dhe ne mbetemi gjithmonë me dilemën se…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Jepi lëkurës tënde një shkëlqim të artë me këto nxirës artificial

27/04/2018

Edhe pse të gjitha e presim me padurim kohën kur më në fund do të bëjmë plazh, përballemi me një problem të vogël: lëkurën e bardhë. Ka kaluar kohë nga plazhi, e kemi mbuluar lëkurën gjatë gjithë dimrit, por tani ka ardhur koha të veshim pantallona të shkurtra e fustane, dhe nuk na pëlqen ngjyra e lëkurës që kemi. Megjithatë ka një zgjidhje për gjithçka, dhe po ashtu edhe për këtë problem: nxirja artificiale. Por aplikimi i kësaj procedure nuk…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Fashion Fillimi

Gjithçka që duhet të dimë për Princess Diana!

26/04/2018

Princesha Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat tona. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve. Të gjithë donin pak nga magjia e Dianës. Ajo është e njohur edhe për bamirësitë e saj, për fotografinë dhe për stilin e saj të veçantë. Kur vdiq, Diana ishte shndërruar nga një edukatore kopshti në ndoshta gruan më të fuqishme në Britani – ajo kishte shumë stil dhe ishte kozmopolitane. Ajo ishte…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Fashion Fillimi

Përgatituni për shapkat e mbyllura, sepse do të jenë në modë përgjatë gjithë sezonit

26/04/2018

Shapkat e mbyllura ishin shumë në modë gjatë vitit 2017 dhe duket se do të vazhdojnë të jenë edhe për gjithë sezonin e vitit 2018. Stina e pranverës aprovoi se shapkat e mbyllura do të mbizotërojnë. Do të kënaqemi duke i veshur ato, jo vetëm sepse janë elegante dhe të bukura, por edhe sepse janë ndër stilet më të rehatshme. Shapkat e mbyllura po bëjnë namin dhe të gjitha po apasionohen pas tyre. Konsideroni t’i bëni ato pjesë të përditshmërisë…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Fashion Fillimi

Xhinset më të bukura ‘vintage’

23/04/2018

Nëse ktheheni pas në fëmijërinë tuaj, me siguri që do të kujtoni xhinset Denim ose ‘vintage’. Të gjithë e dinë që fillimi i viteve `90 dhe 2000 ka folur vetëm për xhinset Denim. Xhinset ‘vintage’ ishin për ata që u rritën në vitet `90, si Justin Timberlake apo Britney Spears. Kush mund të flasë për stilin e Britney Spears apo Spice Girls pa përmendur xhinset e tyre ‘vintage’? Askush, sepse xhinset ‘vintage’ apo Denim ishin pjesë e rëndësishme e veshjeve…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Diary Fillimi

Atij nuk i ka rënë në kokë për ty

23/04/2018

Dëgjoni, vajza: jo çdo djalë që do të njihni, është shpirti juaj binjak. Sado që të përpiqeni të tërhiqni vëmendjen e tij, ai ndoshta jua ka dhënë prej kohësh disa shenja që nuk i keni vënë re ose nuk keni dashur t’i vinit re, të cilat tregojnë se atij NUK I KA RËNË NË KOKË PËR TY! Disa djem dërgojnë qëllimisht sinjale, sepse duan t’jua bëjnë të qartë që nuk ju kanë aq për zemër, kështu që është në dorën…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Buzëkuqët më të mirë mat dhe të lëngshëm për sezonin Pranverë/Verë 2018

21/04/2018

Me zhvillimin e shumë industrive në botë, edhe trendet e modës dhe të bukurisë, po zhvillohen dhe ndryshojnë vazhdimisht. Trende të rëndësishme të së shkuarës janë rikthyer fuqishëm gjatë viteve të fundit, por e reja është gjithmonë më e veçantë dhe të gjithë i përqafojnë trendet e reja. Ato që konsiderohen trende virale, janë edhe trendet që kërkojnë më shumë kurajë për t’u ndjekur. Vitin e kaluar, shumë vajza përdorën me shumë vetëbesim buzëkuqin e zi dhe për këtë arsye…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Si të eksfoliojmë lëkurën

18/04/2018

Eksfolimi është kthyer në nevojë për kujdesin e lëkurës, por ndonjëherë ne mund të gabojmë në përdorimin e tij, qoftë edhe pa dashje. Lëkura ka nevojë të eksfoliohet, sepse eksfolimi e mban atë të freskët dhe të re. Eksfolimi heq qelizat e vdekura dhe ndihmon që produktet e tjera për kujdesin ndaj lëkurës, të penetrojnë më lehtë në lëkurë.   Përdoreni eksfolimin çdo javë Vendosni një rutinë javore për përdorimin e eksfolimit dhe bëjeni atë të paktën një herë në…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Kur duhet ta lajmë fytyrën gjatë ditës

16/04/2018

Larja e fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje na është bërë veprim rutinë që nga fëmijëria, por pavarësisht këtij kujdesi dy herë në ditë, shpesh e pyesim veten nëse ka ndonjë kohë tjetër gjatë ditës kur fytyra duhet të lahet. Ne e kemi një përgjigje: koha më e mirë për të larë fytyrën gjatë ditës, është koha para se të shkojmë në palestër ose para se të nisemi për vrap. Gjatë stërvitjes (e çfarëdo lloji qoftë ajo, ne djersitim dhe…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Si të aplikoni kremin e syve

14/04/2018

Kremi i syve është thelbësor për kujdesin e lëkurës, por ndonjëherë ne gabojmë në përdorimin e tij. Për të shmangur pasojat e keqvendosjes së kremit të syve, Rebel Heart ju tregon mënyrën e duhur për përdorimin e tij, duke ndjekur disa hapa, që i gjeni më poshtë. Pikësëpari, zgjidhni kremin e syve që është i përshtatshëm për nevojat dhe llojin e lëkurës suaj. Kushtojini vëmendje përbërësve të tij, sepse mund të jeni alergjik ndaj ndonjë prej tyre, dhe gjithashtu kushtojini…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi