Që në moshë të vogël, i ndiqja me shumë vëmendje videoklipet e këngëtareve të famshme, si: Britney Spears, Spice Girls, Aaliyah, Christina Aguliera etj. Këngët e tyre më frymëzonin, por shihja me shumë vëmendje edhe veshjet dhe më pas mundohesha t’ua vishja kukullave të ngjashme ose t’i vishja vetë. Duke u rritur, sa herë frymëzohesha nga një look i MTV-së së viteve `90, njerëzit më shihnin me dyshim, derisa kjo gjë doli në modë dhe jam shumë e lumtur për…