Kim Kardashian është një nga femrat më të përfolura në botë. Me një numër ndjekësish në rrjetet sociale, që kalon edhe popullsinë e Mbretërisë së Bashkuar, askush nuk mund ta mohojë që ajo ka ndikim te masat dhe për pasojë, nuk është për t’u habitur që gjithnjë e më shumë femra në mbarë botën përpiqen ta kopjojnë atë. Stili i Kim Kardashianit forcohet çdo ditë e më shumë Por ku frymëzohet Kimi për stilin e saj? Në fakt, ajo ndjek…
Nuk dini se çfarë të vishni në një takim? Ne kemi përgjigjen e duhur për ju!
26/10/2017A ka gjë më emocionuese sesa takimi i parë (ose i tretë, i dhjetë apo i pesëmbëdhjetë)? Pavarësisht nëse do të shkoni të shihni një film në kinema apo do të dilni për darkë, është shumë e rëndësishme që atë mbrëmje të dukeni e përsosur në sytë e të dashurit tuaj. Të gjithave na pëlqen të vishemi gjithmonë bukur, që të lëmë përshtypje të mira, ama kur kemi takim me një djalë, zgjedhja e veshjes së duhur kthehet në një…
Një nga trendet që duket se ka shpërthyer këtë sezon janë xhaketat oversize me kuadrate, por jo vetëm xhaketat. Kuadratet i shohim ngado; në pallto, në xhaketa, në minifunde, në kominoshe, në pantallona dhe në fustane. Xhaketat me kuadrate fillimisht i pamë në koleksionet e vjeshtës, ku ato u shfaqën të kombinuara me minifunde, ose me pantallona të ngushta apo streçe të zeza, duke na kujtuar kështu stilin e viteve `80. Xhaketat me kuadrate janë shumë të gjera, me detaje…
Veshja e një femre nuk është asnjëherë e kompletuar dhe elegante sa duhet, nëse ajo nuk ka hedhur parfum. Parfumi është i padukshëm, por i paharrueshëm dhe është një aksesor i domosdoshëm. Parfumi i një femre flet shumë për të. Ai është si një veshje, një mesazh, një mënyrë për të prezantuar veten. Parfumi i një femre është slogani i saj. Me ndryshimin e stinëve, duhet të ndryshohet edhe parfumi. Zgjedhja e parfumit të duhur është e rëndësishme për…
Në këtë shërbim fotografik jam vetvetja në të gjitha kuptimet. Në moshën 18-vjeçare, zbulova stilin tim të vërtetë dhe njëherazi, atë që më përshtatej më shumë. Ishte stili “Pinup” i viteve `50: femra klasike dhe fatale “Pinup”, me forma të lakuara dhe me një “signature makeup”, siç e shihni edhe në fotografi. Ato ikona më kanë frymëzuar gjithmonë dhe janë ideali im për femrën. Madje, do të kisha dashur shumë të jetoja në ato vite, pasi mendoj se shpirti im…