Mezi prisja që të ndaja me ju këto foto të realizuara në Mexico, Playa Del Carmen, dhe në hotelin tim të preferuar, “Grand Velas”. Këto janë fotot pasardhëse të postimit tim të parë. I adhuroj, sepse miksi i veshjeve dhe ndjesive në këto foto, flasin qartë për dy natyrat e mia: atë si rockere dhe shpirtin tim latin. Nuk do ta harroj kurrë çastin kur janë shkrepur këto foto: gjithçka përreth ishte pozitive dhe ajri i detit e vapa ledhatuese…