Monthly Archives

Dhjetor 2015

all Diary

FEELING LIKE ALICE IN WONDERLAND

04/12/2015

Ndonjëherë, të gjithë zhytemi në mendimet tona më të thella dhe mendojmë për detaje (ndoshta edhe të parëndësishme) të jetës. Shpesh analizojmë situata të ndryshme të saj, zhytemi në imagjinata nga më të thellat dhe ndoshta imagjinata është një urë e lidhjes me pavetëdijen tonë, ku, të gjithë, gjejmë një miks ndjenjash dhe ëndrrash të bukura, por ndonjëherë edhe jo të bukura. Megjithatë, kjo është e bukura e jetës. Mua gjithmonë më ka pëlqyer koha që kaloj me veten në…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Diary Fillimi

MILAN FASHION WEEK

04/12/2015

Këtë verë ishte java e modës për meshkuj, gjatë së cilës unë ndoqa sfilatën e Dsquared. Në fakt, ishte eksperienca ime e parë në një sfilatë për meshkuj dhe ishte vërtet një risi e këndshme. Zakonisht, javët e modës janë punë për mua, sepse përveç kënaqësisë që marr, ka raste kur më duhet t’i ndjek edhe për të qenë koherente me koleksionet e fundit, edhe për t’i bërë pjesë të dyqanit tim, “Delirium”. Këtë herë, isha gjithashtu në shumë “show…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Diary

A RISING STAR AND THE GOLDEN RULES

04/12/2015

Të gjithëve na jepet një çast në jetë që duhet ta rrokim dhe ta shfrytëzojmë përpara se të jetë tepër vonë, madje gjithmonë kam qenë e mendimit se pikërisht një çast është ai që u ofrohet të gjithëve për të bërë fatin e tyre. I tillë ishte edhe rasti i bukuroshes Ani, e cila ishte rritur në një provincë të Shqipërisë nga xhaxhai i saj, pasi prindërit e saj e kanë lënë në moshë të vogël. Një histori tragjike, ku…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Diary

WORKING DAY IN MILAN

04/12/2015

Një ndër gjërat që më ka pëlqyer gjithmonë të bëj është të udhëtoj dhe për këtë arsye ndihem e lumtur me punën time, pasi për të pasur sa më shumë marka botërore në dyqanin tim duhet të udhëtoj, të bëj takime për të firmosur sa më shumë kontrata dhe të ndjek javët e modës. Krahas kësaj, për firmat të cilat i kam në dyqan më duhet që gjashtë herë në vit të zgjedh koleksionet për çdo stinë në “show room”-et…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

PLAYGROUND LOVE

04/12/2015

Shpeshherë na ndodh që një film, një libër apo dhe një këngë, të kthehet në frymëzim për mënyrën se si ne i shohim gjërat dhe se si duam t’i imagjinojmë ato. Unë, sa herë që kombinoj një veshje, e shoh më thellë sesa një kombinim, e shoh si një art që shpaloset në trupin tim duke treguar diçka mbi mënyrën sesi jam ndier. Nuk e di nëse kjo ju ndodh dhe juve, por që në moshë të vogël, filmat më…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Fillimi Style

MY WINTER LOOK

04/12/2015

Gjëja e parë që mendova kur pashë këtë pulovër me viza të Isabel Marant ishte një kombinim i tillë, i shkrirë tërësisht midis vizave të stilit francez dhe “ushtarakes” së stilit anglez. E ku ka më bukur sesa të kombinosh dy stile që unë i adhuroj? Sapo e pashë pulovrin, menjëherë më shkoi mendja te xhupi i lëkurës, një kapelë e tillë që prej vitesh ka qenë shumë në stilin tim dhe e kam përdorur mjaft herë, dhe çizmet gjithashtu…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi