Përveç sfilatave dhe mbrëmjeve në javën e modës, një tjetër angazhim imi janë edhe “show room”-et për markat që përfaqësoj në dyqanin tim “Delirium”, të cilat hapen pikërisht në këto data dhe unë duhet të shkoj të bëj takimet përkatëse dhe të zgjedh koleksionin për sezonin e ardhshëm. Në jetë, kam ecur me idenë se kur të pëlqen ta bësh një gjë, nuk quhet më punë dhe unë kam zgjedhur të ndjek rrugën që më bën të lumtur. Normalisht që…
Një ndër frymëzimet e mia të kahershme, që ka nisur që kur unë dëgjoja “The Doors”, ka qenë look-u LA (Los Angelos). Sa herë që dëgjoja këto këngë, e imagjinoja veten në një roadtrip, të veshur me një T-shirt të vjetër dhe atë momentin deri diku “historik”, pasi është parë shpesh në filma dhe revista, kur ndalon në një pikë karburanti për të mbushur makinën në një autostradë të përhumbur. Ehhhh imagjinata ime… por gjithmonë, thellë në shpirt, kam menduar…
Një look tjetër që zgjodha për javën e modës në Paris është pikërisht look-u bohem dhe romantik. Ai quhet bohem për shkak të notave të romantizmit që përcjell dhe të jep një ide tepër ëndërrimtare. Për të pasur një look sa më bohem, unë më poshtë do të rreshtoj disa detaje: 1. Fustane me lule, treçerekëshe ose të gjatë; gjithmonë, për këtë look, duhet pasur një fund i gjatë, fustan i gjatë ose treçerekësh, me dizajn ose edhe i thjeshtë,…
Një ndër markat e mia më të preferuara në fushën e modës është Balmain, me luksin dhe elegancën që tejçon në veshjet e veta. Kam adhuruar gjithmonë çdo sfilatë të tyre dhe veshjet i njoh shumë mirë. Kombinimet fantastike të Oliver Rousteing, sidomos në sfilatën e shkuar, veshjet e së cilës ndodhen tani në dyqane dhe na kujtojnë vitet `40 të jazz-it, janë plot thekë dhe dominim ngjyrash. Këtë vit, në sfilatë dominonin modelet ekstravagante, por në ngjyra më të…
Tashmë dihet që shtatori është muaji i javës së modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris. Këtë muaj unë ndoqa Milanon, nga ku është realizuar edhe ky shërbim fotografik, dhe gjithashtu Parisin, shërbimin fotografik për të cilin do ta postoj pak më vonë. Ky shërbim është bërë pak para sfilatës së Dsquared2, teksa po ecja në rrugët që të çonin për në sfilatë. Kam përzgjedhur deri diku një veshje “transgresive” për t’ju përshtatur sfilitës; me xhaketë lëkure ala “Motorbiker”…