Një ndër frymëzimet e mia të shpeshta ka qenë Angelina Jolie te filmi “The Tourist”, e cila me gjithë klasin e saj shijonte kafenë e mëngjesit në një ndër kafenetë e Parisit, e veshur plot sharm. Ndoshta në pavetëdijen time, kjo figurë më ka shtyrë të realizoja këtë shërbim fotografik. Së shpejti do të ndaj me ju në blog, edhe filmat që më kanë frymëzuar ndër vite. Në fakt, në kohën e lirë, unë gjithmonë kam dëshirë të shijoj një…
Edhe pse ka kaluar pak kohë nga evenimenti i fundit i Coachella Festival, jam frymëzuar nga ai festival dhe normalisht edhe nga veshjet hippie për të sjellë këtë look veror. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e këtij festivali, por shpresoj që shumë shpejt të jem aty dhe do ta ndjek live, si fanse e muzikës, sidomos asaj Rock, dhe për të ndjekur traditën e festivaleve të tilla që i kam nisur nëpër Europë që në adoleshencë; që nga Heineken Beer…
Kur isha adoleshente, përdorja pikërisht parfumin “Light Blue” të Dolce & Gabbana. E mbaj mend si sot ditën kur e përzgjodha teksa ecja me prindërit e mi në një qytet bregdetar, për pushime, dhe ndalova në një parfumeri. Duke soditur shumë parfume, më kapi dora pikërisht atë; “Light Blue”, dhe sapo e nuhata, më erdhën disa ndjesi të këndshme nga ajo aromë, aq sa u rrëqetha, m’u duk aroma më e përshtatshme për atë verë… Edhe pasi vera iku, unë…